Telegrafi

Reali heq dorë prej Hazardit, beson te Asensio dhe Vinicius

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk është i interesuar për të nënshkruar me Eden Hazardin.

“The Sun” shkruan sot se spanjolli ka konfirmuar se klubi nuk do të nënshkrimit me mesfushorin belg, gjersa ka pasur një takim në mëngjes me homologun e Manchester Unitedit.

Real ishte përpjekur edhe vitin e kaluar ta transferojë yllin e Chelseat, por kësaj radhe edhe për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon që kaloi në radhët e Juventusit.

The Blues e kishin bërë të qartë se nuk ishin të gatshëm të bënin biznes për lojtarin e tyre më të mirë edhe pse Hazard sinjalizoi se ishte i interesuar të kalonte në Spanjë.

Presidenti i klubit të Los Blancos është takuar me Ed Woodwardin në Miami, ku United po përpiqej të siguronte shërbimet e Raphael Varanes.

Merret vesh se Perez me kërkesë të Julen Lopeteguit, nuk ka pranuar të negociojë shumë rreth largimit të mbrojtësit që u shpall kampion bote me Francën.

Lexo po ashtu Unitedi ofroi 111 milionë euro për Varanen, por Reali nuk lejoi largimin e tij

Ndryshe, Reali boshllëkun e lënë nga Cristiano, këtë sezon pritet ta mbush me Marco Asension si dhe Vinicius Jr. /Telegrafi/