Mesfushori i talentuar holandez, Donny van de Beek është një objektiv real i Real Madridit.
Mbretërit janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri.
Pas transferimit të sulmuesve, Eden Hazard, Luka Jovic, Rodrygo Goes dhe mbrojtësit Eder Militao dhe Ferland Mendy, tani radha është për një mesfushor.
Sipas mediumit holandez De Telegraf, Real Madrid ka hapur bisedimet me Ajaxin mbi transferimin potencial të Donny van de Beek.
Drejtori i Ajaxit, Marc Overmars, thuhet se dëshiron të fitojë mes 50 dhe 60 milionë eurove për 22-vjeçarin, ndërsa Reali është i gatshëm ta paguajnë atë.
Mesfushori me tipare sulmues ishte një figurë kyçe në skuadrën që arriti gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. /Telegrafi/