Real Madridi është duke përgatitur ofertë për transferimin e anësorit të Manchester Cityt, Raheem Sterling.
Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, është admirues i futbollistit anglez, të cilin planifikon ta transferojë në Santiago Bernabeu.
Sky Sports raporton se Mbretërit do të ofrojnë 70 milionë funte (81 milionë euro) dhe shërbimet e Gareth Bale për 24-vjeçarin.
Reali pritet ta bëjë këtë ofertë që në janar, meqenëse Perez është i vetëdijshëm se çmimi i lojtarit mund të rritet shumë në 12 muajt e ardhshëm.
Përfaqësuesit e Sterlingut tashmë kanë mbajtur takim me drejtorin gjeneral të Los Blancos, Jose Angel Sanchez, për të diskutuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Por, akoma nuk është arritur asgjë. /Telegrafi/