Telegrafi

Reali gati ta sakrifikojë blerjen 100 milionëshe për ta shkëmbyer me Paul Pogban

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United dhe është vetëm çështje kohësh kur do të ndodh kjo gjë.

Mesfushori francez mund ta braktisë skuadrën e tij në afatin kalimtar të janarit ose në atë të verës.

Juventus dhe Real Madrid janë dy skuadrat më të interesuara për lojtarin, por në garë mbetet edhe Paris Saint Germain.

Juventus është gati ta sakrifikojë Paulo Dybalan në këmbim të francezit, por tani në drejtim të Unitedit ka ardhur edhe një ofertë tjetër.

Lajmet e fundit nga Spanja raportojnë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gati gjithashtu të sakrifikojë njërin nga yjet e skuadrës për Pogban.

Los Blancos janë të gatshëm ta sakrifikojnë blerjen e tyre 100 milionëshe, Eden Hazard për ta marrë francezin në Santiago Bernabeu.

Djajtë e Kuq kanë nevojë për ta përforcuar repartin e sulmit dhe sigurisht që Hazard duket një opsion shumë i mirë.

Belgu edhe më parë ka qenë në radarin e United dhe tani duket se është momenti i duhur për të ndodhur ky shkëmbim.

Nga ana tjetër edhe Paul Pogba ka deklaruar prej kohësh se ëndrra e tij e madhe është që një ditë të luaj për Real Madridin. /Telegrafi/