Telegrafi

Reali fitoi LK, por Juventusi është kampion i të ardhurave me 30 milionë më shumë se Mbretërit

Juventusi humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridi, por fitoi më shumë nga turneu këtë sezon se çdo klub tjetër, plot 109 milionë euro.

Bardhezinjtë u mposhtën 4-1 në Cardiff mbrëmë (e shtunë) dhe një fitore do të gjeneronte të ardhura prej 113 milionë eurove nga UEFA, sponsorët, të drejtat televizive dhe shitjet e biletave.

Lexo po ashtu Reali përsëri ‘mbret’ i Evropës, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve (Foto/Video)

Megjithatë, edhe humbja rezultoi me të vërtetë shumë fitimprurëse, pasi që Juve fitoi të ardhura plot 109 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

Kjo shifër është më se madhe se çdo klub tjetër këtë sezon, pasi fituesit e Real Madridit fituan vetëm 80.9 milionë euro.

Juventusi është gjithashtu skuadra e parë ndonjëherë që thyen barrierën prej 100 milionë eurove për të ardhurat e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Formacioni i sezonit në LK: Prinë Reali me katër futbollistë, por ka edhe befasi në të (Foto)

Kjo është kryesisht për shkak të tregut, pasi ka pasur vetëm dy skuadra italiane këtë sezon, pasi Roma u eliminua në raundin preliminar kundër Portos.

Juve kishte për të ndarë të drejtat televizive për Italinë vetëm me Napolin, të cilët u eliminuan nga Real Madrid në raundin e 16-të.

Napoli gjithashtu ka fituar shumë nga përvoja e Ligës së Kampionëve, duke fituar 65.7 milionë euro. /Telegrafi/