Juventusi humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridi, por fitoi më shumë nga turneu këtë sezon se çdo klub tjetër, plot 109 milionë euro.
Bardhezinjtë u mposhtën 4-1 në Cardiff mbrëmë (e shtunë) dhe një fitore do të gjeneronte të ardhura prej 113 milionë eurove nga UEFA, sponsorët, të drejtat televizive dhe shitjet e biletave.
Megjithatë, edhe humbja rezultoi me të vërtetë shumë fitimprurëse, pasi që Juve fitoi të ardhura plot 109 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre në Ligën e Kampionëve.
Kjo shifër është më se madhe se çdo klub tjetër këtë sezon, pasi fituesit e Real Madridit fituan vetëm 80.9 milionë euro.
Juventusi është gjithashtu skuadra e parë ndonjëherë që thyen barrierën prej 100 milionë eurove për të ardhurat e Ligës së Kampionëve.
Kjo është kryesisht për shkak të tregut, pasi ka pasur vetëm dy skuadra italiane këtë sezon, pasi Roma u eliminua në raundin preliminar kundër Portos.
Juve kishte për të ndarë të drejtat televizive për Italinë vetëm me Napolin, të cilët u eliminuan nga Real Madrid në raundin e 16-të.
Napoli gjithashtu ka fituar shumë nga përvoja e Ligës së Kampionëve, duke fituar 65.7 milionë euro. /Telegrafi/