Telegrafi

Reali e zëvëndëson CR7 me Hazardin dhe Icardin?

Mauro Icardi

Real Madridi është hedhur në kërkim të Mauro Icardit ose Robert Lewandowskit për ta zëvëndësuar Cristiano Ronaldon i cili po i bashkohet Juventusit.

Sipas SportItalias, Merengezët po bëjnë gati një plan për të qetësuar tifozët nëse CR7 largohet për një përvojë të re drejt Juventusit.

Perez dëshiron definitivisht të nënshkruajë me Hazardin nga Chelea, i cili po ashtu është i pakënaqur me paqartësinë për trajnerin e ri te klubi londinez.

Televizioni italian po ashtu sugjeron se Reali e ka në plan zëvëndësimin e Ronaldos me Icardin ose Lewandowskin.

Icardi është më i thjesht për t’u transferuar pasi ka klauzolë prej 110 milionë eurosh në kontratën e tij dhe vlen për ekipet jashtë Italisë deri më 15 korrik, kështu që ky transferim do të duhej të realizohej shpejt.

Një opsion tjetër është Lewandowski që tashmë ka thënë se do të dëshironte një përvojë të re pas dominimit të futollit gjerman. /Telegrafi/