Real Madridi është përgatitur për t’ia ulur çmimin Mateo Kovaçiqit, pasi klubi spanjoll dëshiron ta rikthejë kroatin në Itali.
22-vjeçari u transferua nga Interi për 29 milionë euro, por ka dështuar të gjejë një vend në ekip derisa në Serie A ai shkëlqeu te klubi zikaltër.
“Mbretërit” raportohet se kanë pranuar t’ia ulin çmimin në 25 milionë euro për kroatin, i cili po kërkohet nga Roma që po kërkon të gjejë zëvendësuesin e Miralem Pjanicit.