Telegrafi

Reali e sheh Alonson si zëvendësues të Marcelos

BOURNEMOUTH, ENGLAND - JANUARY 30: Marcos Alonso of Chelsea arrives prior to the Premier League match between AFC Bournemouth and Chelsea FC at Vitality Stadium on January 30, 2019 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Mbrojtësi brazilian Marcelo mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, rrugën e portugezit mund ta ndjek edhe mbrojtësi i majtë brazilian.

Ronaldo dhe Marcelo janë dy miq të ngushtë ndërsa besohet se portugezi ka kërkuar nga Juventusi ta transferojnë brazilianin.

Kësisoj Reali po përgatitet për një largim të Marcelos në verë dhe tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Marcos Alonso.  (Foto:Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Marros Alonso po shihet si zëvendësuesi i Marcelos te Los Blancos.

Kanë qenë mediat spanjolle që kanë raportuar se kampionët në fuqi të Evropës janë duke menduar të dërgojnë ofertë për Alonson.

28-vjeçari mund t’i bashkohet Real Madridit në verë nëse skuadra nga kryeqyteti spanjoll pranon të paguajë 50 milionë euro për kartonin e tij.

Kujtojmë që Marcos Alonso ka qenë pjesë e akademisë së Real Madridit para se të largohet nga vendlindja e tij në vitin 2010. /Telegrafi/