Paul Pogba vazhdon të jetë kryetemë në mediat sportive, duke qenë se e ardhmja e tij vazhdon të jetë e pavendosur.
Francezi dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet që konkurrojnë për shërbimet e 26-vjeçarit.
Agjenti Mino Raiola ka thënë se klienti i tij ia ka bërë me dije bordit të klubit se dëshiron të largohet nga Old Traffordi.
Zinedine Zidane është një admirues i madh i mesfushorit francez, ndërsa Los Blancos duan të nisni negociata me Djajtë e Kuq, me të cilët kanë raporte shumë të mira.
Mirëpo, duke marrë parasysh tregun aktual dhe hezitimit të Unitedit për ta shitur, Mbretërit duhet të paguajnë rreth 180 milionë euro për transferimin e Pogbas në Madrid, që do të ishte shumë rekorde në futbollin spanjoll. /Telegrafi/