Site icon Telegrafi

Reali dhe PSG në luftë për Courtois

Thibaut Courtois gjatë ndeshjes ndaj West Bromwich Albionit (Getty Images)

Real Madridi dhe Paris Saint Germaini janë të interesuar për blerjen e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois gjatë verës.

Belgut i është ofruar një kontratë e re te Blutë që do e bënte atë portierin më të paguar në botë, por ish-portieri i Atletico Madridit ende nuk ka marrë hapa konkret drejt nënshkrimit.

Lexo po ashtu Hazard i përgjigjet Courtois: Nënshkruaj i pari kontratën e re, unë e bëjë pas teje  

Me rinovimin e Kepa Arrizabalaga me Athletic Bilbaon, Los Blancos tani dëshirojnë me çdo kusht portierin e kampionëve aktual të Ligës Premier. Ata janë të joshur edhe nga fakti se Courtois, ka vetëm 18 muaj kontratë.

Në garë për lojtarin është edhe PSG, por klubi financiarë nuk do mund të bëjë ndonjë ofertë të çmendur për shkak të Fair Play Financier.

Në vitin 2011 ai u transferua te Blutë nga Atletico për nëntë milionë euro.

Në katër sezone për Chelsean, 25-vjeçari është paraqitur në 139 herë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HeCTROoLu1M

Exit mobile version