Real Madridi dhe Barcelona po luftojnë ashpër për firmën e Keita Baldes, lojtarit të Lazios.
Balde ishte produkt i akademisë së Barcelonës prej ku u largua në vitin 2011 për 300 mijë euro.
Së fundmi ai po kërkohet që të kthehet nga ish-skuadra e tij, megjithatë, tash Barca e ka më problem.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, besohet se do të takohet me përfaqësues të Baldes në Jerez të premtën, duke çuar tutje sugjerimet se 21 vjeçari është më pranë Realit se ish-klubit të tij. /Telegrafi/