Telegrafi

Reali bën ofertën e parë për Camavingan, por vështirë se do të pranohet nga Rennes

Eduardo Camavinga është njëri nga lojtarët më të talentuar francez, që ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Mesfushori i talentuar ka shkëlqyer me fanellën e klubit francez Rennes në dy edicionet e fundit.

18-vjeçari është në listën e dëshirave të skuadrave të mëdha si Real Madrid, Liverpool, Manchester United e Bayern Munich.

Një hap konkret për të nënshkruar me lojtarin e ka bërë gjiganti spanjoll Real Madrid, por oferta e tyre po vlerësohet si e ulët nga Rennes.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Los Blancos i kanë propozuar Rennesit një ofertë prej 30 milionë eurove plus 10 milionë euro të tjera bonuse.

Por duket se kjo ofertë e tyre do të hidhet poshtë, pasi klubi francez ka pretendime shumë më të larta për lojtarin.

Rennes është gati ta lejoj yllin e tyre për të bërë një hap të madh në karrierë, por kërkon mbi 60 milionë euro për ta lënë të lirë.

Vet lojtari ka theksuar se ndihet i nderuar nga interesimi i Real Madridit, por tani i mbetet kampionëve të Spanjës të ngritin ofertën për ta pasur në radhët e veta yllin francez. /Telegrafi/