Site icon Telegrafi

Reali afër mbylljes së transferimit të Harry Kane

Harry Kane(Getty Images)

Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur, Harry Kane mund të bëhet lojtari më i ri i Real Madridit.  

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tashmë është afër nënshkrimit të parë të revolucionit që e pret skuadrën në afatin e verës.

Mbretërit janë afër të mbyllin transferimin e parë ‘galaktikë’ dhe ai është sulmuesi anglez, Kane, i cili është më i miri në Ligën Premier dhe ndër më të mirët në Evropë.

Lexo po ashtu Formacioni i vitit në Ligën Premier – Dominohet nga pesë lojtarë të Manchester Cityt, aty edhe Salah, Kane dhe për herë të pare edhe Aguero

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Perez dhe Reali kanë gati plot 175 milionë euro për golashënuesin e lindur anglez.

Kane duke festuar një nga golat e shumtë të këtij sezoni (Getty Images)

Real Madridi po vuan për gola këtë sezon dhe këtë e ka treguar edhe trajneri Zinedine Zidane, kështu që Kanë është i zgjedhuri për të kthyer golat.

Bale mund të përfshihet në ofertë (Getty Images)

Klubi londinez ka vlerësuar sulmuesin me 175 milionë euro, por Perez ka një plan të përkryer për të paguar shumë më pak për nënshkrimin e lojtarit të cilin ai e konsideron si ideal për ekipin e bardhë.

Lexo po ashtu Tottenhami i kërkon Realit 200 milionë euro për Kane, Perez i gatshëm të ofrojë para dhe dy lojtarë në këmbim

Perez e di shumë mirë se Gareth Bale dëshiron të kthehet në Tottenham dhe ka ndërmend të përdorë yllin nga Uellsi si kartë për bisedimet.

Ideja e Perezit është përfshirja e Bale në ofertë në mënyrë që nënshkrimi i Harry Kane të përfshijë një shpenzim prej më së shumti 100 milionë eurosh. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Son: Kane, lojtari më i mirë në botë
Exit mobile version