Real Madrid ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligës.
Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër Athletic Bilbaos duke pësuar me rezultat 1-0.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve të të dyja ekipeve respektive, ku më i miri ishte te mysafirët.
Portieri i kuqebardhëve Kepa Arrizabalaga ishte më i miri në fushë duke ia pamundësuar vendasve në disa raste të shënonin gol dhe për këtë u vlerësua me notën më të lartë 8.7.
Më i dobëti në fushë ishte sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili u vlerësua me notën 6.2.
Pas kësaj, Reali mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 67 pikë, ndërsa Bilbao ngjitët në vendin e 12 me 42 pikë. /Telegrafi/
Real Madrid
Athletic Bilbao