Site icon Telegrafi

Real Madridi zyrtarizon afrimin e sulmuesit veteran Joselu

Real Madridi ka zyrtarizuar afrimin e një tjetër futbollit gjatë afatit kalimtar veror.

Los Blancos kanë marrë në huazim sulmuesin spanjoll Joselu për një edicion nga RCD Espanyol.

Ka qenë faqja zyrtare e kryeqytetasve spanjoll që kanë zyrtarizuar afrimin e sulmuesit veteran.

33-vjeçari ka qenë edhe më parë pjesë e Real Madridit, por te Castilla duke luajtur për tre vite në vitet 2009-2012.

Lexo po ashtu Detajet e marrëveshjes së Joselu me Real Madridin

Sezonin e kaluar Joselu shkëlqeu me Espanyol, duke shënuar 16 gola e duke qenë shënuesi më i mirë në LaLiga pas Robert Lewandowskit dhe Karim Benzemas.

Real Madrid dhe Espanyol arritën akordin për huazimin për një sezon dhe me të drejtën e blerjes në fundin e edicionit. /Telegrafi/

Exit mobile version