Sulmuesi i talentuar gjerman, 21-vjeçari Timo Werner ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Real Madridi kanë shprehur interesim në transferimin e sulmuesit të RB Leipzig, Werner, sidomos pas paraqitjeve të tij të fundit mbresëlënëse me Gjermaninë.
Sipas Jugones, përcjell AS, Mbretërit duan transferimin e talentit gjerman si një opsion real për t’ia besuar çelësat e sulmit në vend të Karim Benzemas, pasi Borya Mayoral nuk po bind.
21-vjeçari gjerman ka shënuar 21 gola në 31 ndeshje në Bundesligas, duke impresionuar skuadrat më të mëdha evropiane.
Werner gjithashtu po tregon paraqitje të mira edhe me kombëtaren gjermane nën drejtimin e Joachim Loew, ku ka shënuar pesë gola në tetë takimet e para me kombëtaren e madhe.
Real Madrid janë duke menduar të mbledhin talentet më të mëdhenj të momentit dhe këtë e kanë treguar me transferimin e Dani Ceballos dhe Theo Hernandezit gjatë verës, ndërsa në radhët e tyre kanë edhe Iscon, Marco Asension dhe këta janë e ardhmja. /Telegrafi/