Telegrafi

Real Madridi vazhdon të tentojë në transferimin e Camavingas

Real Madridi duket se e ka seriozisht në transferimin e Eduardo Camavingas nga Rennes.

Los Blancos ka kohë që janë të interesuar për transferimin e mesfushorit, që shihet si zëvendësues i Luka Modridic.

Mesfushori kroat pritet që të largohet në afatin e ardhshëm kalimtar, derisa mbretërit e duan 17-vjeçarin e skuadrës franceze.

Lexo po ashtu E kishte ndjekur dy vite, Reali ka bërë gati ofertën e lartë për Camavingan

Por, nëse Camavinga do të transferohet në Santiago Bernabeu, atëherë ai do luajë për një sezon në Castilla, mirëpo do të ketë shansin që edhe në disa ndeshje të inkuadrohet në skuadrën e parë.

Lojtari shihet edhe si mbështetje e Casemiros, në rast se lëndohet mesfushori brazilian në ndonjë takim. /Telegrafi/