Real Madridi thuhet se e ka tronditur Barcelonën duke rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 100 milionë eurosh për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Sulmuesi argjentinas kishte qenë shënjestër e Barçës për më shumë se një vit, por të dy klubet dështuan të arrijnë një marrëveshje mbi tarifën e transferimit.
Tani sipas mediumit italian SportMediaset, Real Madridi ka pasur sukses atje ku Blaugranët dështuan, duke bërë një ofertë me vlerë 100 milionë euro.
💣💣💣 Principio de acuerdo Lautaro Martínez – Real Madrid, según ‘Sport Mediaset’
❗️ El Inter de Milan habría intentado mantener en secreto la operación para evitar que fracasaran las negociaciones con el FC Barcelona por Arturo Vidal https://t.co/qr35170w80
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) September 14, 2020
Në të vërtetë, marrëveshja thuhet se përfshin para kesh dhe shërbime të një futbollisti.
Mbretërit do ta japin afër 50-60 milionë euro plus shërbimet e Achraf Hakimi, i cili bëri transferimin në Giuseppe Meazza për 40 milionë euro këtë verë.
Përveç kësaj, klubi mbretëror është gati t’i ofrojë edhe shërbimet e sulmuesit Luka Jovic si huazim.
Me paratë e fituara, Interi do t’i shfrytëzonte për të sjellë mesfushorin e parë të Antonio Conte, N’Golo Kante, nga Chelsea për 50 milionë euro.
I njëjti burim madje sugjeron që Real Madridi ka rënë dakord për kushtet personale me Lautaron, i cili do të fitonte tetë milion euro në sezon.
Kjo kontratë është dy milion euro më pak sesa Barcelona i kishte ofruar atij, por gjithsesi një përmirësim i madh në krahasim me pesë milion eurot e propozuara nga Interi për një zgjatje të kontratës. /Telegrafi/