Real Madridi ka fituar Kupën e Botës për Klube pasi ka triumfuar në finale ndaj Al Ain me rezultat të thellë 4-1.
Klubi mbretëror pasi ka fituar Ligën e Kampionëve në Evropë, ka triumfuar edhe Kupën e Botës për klube pasi ka mposhtur në finale Al Ainin.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Real Madridit, të cilët përveç shumë rasteve të krijuara gjetën edhe golin.
📸💥 PICK THAT ONE OUT! How @lukamodric10 gave us the lead in Abu Dhabi…COME ON! #RMCWC pic.twitter.com/qt9ow5lRhu
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) December 22, 2018
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 14-të minutave lojë dhe ishte Luka Modric, i cili shënoi supergol për 1-0 pas asistimit të Karim Benzemas.
https://twitter.com/FinallyRamos/status/1076523357233954816
Edhe Al Ain gjeti golin në minutën e 16-të me anë të Caios, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë, vazhdoi përsëri loja e mirë dhe dominimi i Real Madridit, të cilët arritën të gjejnë edhe tri gola dhe ta vulosin fitoren.
😮 WHAT
🙌 A
⚽ GOAL!!!📸 @marcosllorente pic.twitter.com/wsel09O91H
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) December 22, 2018
Luhej minuta e 60-të kur në skenë doli i riu Marcos Llorente, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 2-0.
WHAT A GOALZO FROM MARCOS LLORENTE 🔥🚀🔥😍🙏 #HalaMadrid #CWCfinal #CWC
https://t.co/bJeqjZZUkD— azhar❄️ (@itsazharua) December 22, 2018
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat dhe të dyja skuadrat arritën ta tundën rrjetën.
Ishte kapiteni Sergio Ramos (79′), i cili shënoi për epërsinë 3-0 të Real Madridit, ndërsa Tsukasa Shiotani (87′) ngushtoi rezultatin 3-1.
79' GOOOOOOOALLL!!! The CAPTAIN! @SergioRamos @realmadrid 3-0 @alainfcae #FIFA19 | #RMCWC pic.twitter.com/cIXUYDOaOp
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) December 22, 2018
Kur pritej që ndeshja të përfundonte ishte Yahia Nader (90+) që shënoi autogol për rezultatin përfundimtar 4-1 duke bërë që Mbretërit të triumfojnë në finale dhe të fitojnë Kupën e Botës për Klube për herë të tretë radhazi.
Në çerekfinale, Real Madridi mposhti Kashiman me rezultat 3-1, ndërsa Al Ain befasoi River Platen duke e mposhtur në penalltia 2-3. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=12&v=rXI5xj_pNq0