Telegrafi

Real Madridi thuhet se ka pranuar shumën e ofruar nga Liverpooli për Valverden

Real Madridi raportohet se është i gatshëm ta pranojë ofertën e Liverpoolit prej 90 milionë eurosh për Federico Valverden.

Los Blancos i kanë bërë të ditur mesfushorit uruguaian se nuk do të ketë shumë minuta dhe i kanë hapur derën e largimit.

Kështu, nga kjo situatë e krijuar, Liverpooli dëshiron të përfitojë dhe të transferojë Valverden.

Lexo po ashtu Alarmohen Chelsea dhe Liverpool: Real Madridi ia cakton çmimin Valverdes

Sipas asaj që raporton El Nacional, The Reds do të ofrojnë 90 milionë euro – shumë kjo që e ka bindur klubin spanjoll.

Por, për lojtarin është i interesuar edhe Chelsea, që mund të shkaktojë një luftë ofertash me Liverpoolin.

Mirëpo, mediumi bën të ditur se Jurgen Klopp ka kërkuar nga bordi i klubit që të finalizojë sa më parë transferimin e Valverdes. /Telegrafi/