Telegrafi

Real Madridi thuhet se ka marrëveshje personale me Diazin e Cityt

Real Madridi ka një marrëveshje totale me talentin e Manchester Cityt, Brahim Diaz.

Para disa ditësh u përfol për një transferim të Diaz në Santiago Bernabeu.

Tani, sipas mediumit ABC, Mbretërit kanë arritur marrëveshje mbi kushtet personale me Diazin.

Lexo po ashtu Brahim Diaz, blerja e janarit te Real Madridi

Megjithatë, koha e arritjes së tij në Spanjë është ka kohë për t’u zgjidhur.

Në muajin qershor, Diaz mund të transferohet në Madrid, me Realin, të gatshëm të paguajë një çmim për të riun muajin e ardhshëm.

Diaz gjatë ndeshjes ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë tre milionë euro në vit me drejtorët e Realit.

Diaz pëlqehet shumë nga Pep Guardiola (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Por, kjo pagë vjetore mund të rritet nëse lojtari arrin të përparojë dhe të luajë në ekipin e parë.

City ende thuhet se po përpiqet të bindë Diazin për të nënshkruar një marrëveshje të re, por mendohet se ka pak gjasa ta arrij një gjë të tillë. /Telegrafi/