Real Madridi ka një marrëveshje totale me talentin e Manchester Cityt, Brahim Diaz.
Para disa ditësh u përfol për një transferim të Diaz në Santiago Bernabeu.
Tani, sipas mediumit ABC, Mbretërit kanë arritur marrëveshje mbi kushtet personale me Diazin.
Megjithatë, koha e arritjes së tij në Spanjë është ka kohë për t’u zgjidhur.
Në muajin qershor, Diaz mund të transferohet në Madrid, me Realin, të gatshëm të paguajë një çmim për të riun muajin e ardhshëm.
Mesfushori ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë tre milionë euro në vit me drejtorët e Realit.
Por, kjo pagë vjetore mund të rritet nëse lojtari arrin të përparojë dhe të luajë në ekipin e parë.
City ende thuhet se po përpiqet të bindë Diazin për të nënshkruar një marrëveshje të re, por mendohet se ka pak gjasa ta arrij një gjë të tillë. /Telegrafi/