Janë shumë emra të lidhur me Real Madridin në javët e fundit dhe shumë të tjerë do të jenë në muajt e ardhshëm.
Ideja e drejtorëve të klubit mbretëror është që të bëjnë vetëm disa nënshkrime dhe të forcojnë skuadrën.
Mbrojtësi i djathtë i Chelseat, Reece James është një nga lojtarët që ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit dhe anglezi është në radarin e skuadrës së bashku me mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut, Alphonso Davies.
Tifozët besojnë se Los Blancos duhet të forcojnë të dyja këto pozicione mbrojtëse dhe kjo është diçka që drejtorët e Real Madridit po e vlerësojnë. Megjithatë, deri më tani nuk është marrë asnjë vendim nga klubi.
Real Madrid beson se James mund të jetë një opsion në të ardhmen, pavarësisht se së fundmi ka rinovuar kontratën e tij me Blutë. Ai do të jetë në “Santiago Bernabeu” të mërkurën mbrëma, diçka që ndodhi edhe sezonin e kaluar në të njëjtin raund të Ligës së Kampionëve.
James, mbrojtës i krahut mund të ndihmojnë skuadrën në të dyja anët, por çmimi i tij prej 70 milionë euro mund të pengojë Real Madridin të bëjë një lëvizje.
Real Madridi ka emra si Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez në këtë pozitë dhe lojtarë të rinj si Vinicius Tobias, Alex Jimenez, David Jimenez dhe Fortea.
Alvaro Odriozola konsiderohet si mbrojtësi i tyre i tretë i djathtë, por ata janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat./Telegrafi/