Drejtuesit e Real Madridit u takuan me agjentin që përfaqëson sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Luka Jovic dhe mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.
Sipas gazetës spanjolle Marca, takimi u zhvillua gjatë të enjtes pasdite në terrenin e trajnimit të Real Madridit.
Drejtori i përgjithshëm i klubit Jose Angel Sanchez u ul me agjentin Fali Ramadan, duke folur rreth klientëve të tij Jovic dhe Pjanic që kohët e fundit janë lidhur me një lëvizje te Los Blancos.
Reprezentuesi i Bosnjës i mbush 29 vjeç javën e ardhshme dhe është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, kështu që transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.
Deri më tani këtë sezon, ai ka luajtur tashmë 34 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke ofruar katër asistime.
Pjanic është konsideruar si figurë qendrore në projektin e bardhezinjve, por kjo mund të ndryshojë me ardhjen e Aaron Ramsey nga Arsenali dhe kalimin e Max Allegrit në formacionin 4-3-3. /Telegrafi/