Telegrafi

Real Madridi synon transferimin e yllit të Juventusit

Real Madridi është seriozisht i interesuar për Andrea Cambiason dhe po planifikon të transferojë mbrojtësin anësor të Juventusit gjatë verës.

23-vjeçari italian ka shkëlqyer për Bianconerët e Massimiliano Allegrit këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime në 21 ndeshjet e tij të para për klubin.

Pasi bëri përshtypje fillimisht në anën e majtë të fushës, ai tregoi fleksibilitetin e tij duke kaluar në të djathtë nga nëntori e deri tani.

Juventusi është ende në fazat e hershme të shtytjes së tyre për qëndrueshmëri dhe pritet të gjenerojë fonde gjatë verës përmes shitjeve të lojtarëve, me kandidatin kryesor për t’u larguar që duket së është sulmuesi Dushan Vlahovic.

 

Sipas Corriere dello Sport, Real Madridi është impresionuar nga puna e Cambiasos me Juventusin këtë sezon dhe është i prirur të bëjë një lëvizje në muajt e ardhshëm, pasi ka vendosur kundër një marrëveshjeje në janar.

Carlo Ancelotti dhe djali i tij Davide i kanë dhënë tashmë dritën e gjelbër marrëveshjes dhe Los Blancos tani pritet të investojnë rreth 40-50 milionë euro për 23-vjeçarin italian.

Nëse Cambiaso largohet nga Juventusi në verë, klubi mund të sjellë Riccardo Calafiori të Bolognës si zëvendësues. /Telegrafi/