Telegrafi

Real Madridi synon transferimin e Mangalas në verë

Real Madrid janë rreshtuar për një goditje gjatë afatit kalimtar të verës për qendërmbrojtësin e Manchester Cityt, Eliaquim Mangala.

Reprezentuesi francez i ka bërë përshtypje klubit madrilen gjatë huazimit të tij këtë sezon në Valencia, të cilët duken të tërhequr për të finalizuar marrëveshjen në vlerë prej 18 milionë funteve.

Lexo po ashtu Bale i hap dyert për tre gjigantët evropian

Sipas mediumit britanik “Daily Star”, kjo ka lënë derën hapur për “Mbretërit”, të cilët kanë shikuar Mangalan nga afër disa herë në La Liga kohëve të fundit, përcjell Telegrafi.

Futbollisti i Cityt, i transferuar për 32 milionë funte në vitin 2014 – fillimisht nuk arriti të impresiononte hierarkinë në Mestalla, ashtu siç bëri në City kur mbërriti nga Porto.

Stili i lojës së Mangala nuk i përshtatet filozofisë së trajnerit të Cityt Pep Guardiola dhe atij i është thënë se nuk është më i nevojshëm në klub. /Telegrafi/