Telegrafi

Real Madridi synon transferimin e De Jongut gjatë janarit  

Real Madridi i është bashkuar garës për talentin e madh holandez të Ajaxit, Frankie De Jong.

De Jong po tregon formë të lartë me fanellën e Ajaxit dhe kombëtaren holandeze.

Vazhdimësia e tij ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Lexo po ashtu Segura: Pogba apo De Jong te Barcelona? Më shumë gjasa ka holandezi

Talenti holandez ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester Cityn dhe Barcelonën, të cilat e duan në radhët e veta.

De Jong gjatë një dueli me Fellianin në një ndeshje të Ligës së Evropës (Getty Images)

Edhe vet De Jong ka shprehur simpati për klubin nga Camp Nou, pasi ka deklaruar se “është i lumtur me interesimin e Barcelonës”.

Por, sipas gazetës spanjolle Sport, tani garës i është shtuar edhe gjiganti tjetër spanjoll, Real Madridi.

Lexo po ashtu Man City rivalizon Barçën për dyshen De Jong dhe De Ligt

Mbretërit synojnë transferimin e talentit holandez gjatë afatit kalimtar të janarit dhe do të dërgojnë një ofertë për të pas vitit të ri.

Klubi nga Santiago Bernabeu e sheh holandezin si zëvendësim ideal për kroatin Luka Modric, i cili mund të largohet nga klubi në janar ose gjatë verës. /Telegrafi/