Telegrafi

Real Madridi synon t’i mbledhë mbi 250 milionë euro nga shitja e lojtarëve

Real Madrid (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të mbledhë mbi 250 milionë euro nga shitja e disa lojtarëve këtë verë.

Sipas mediumit të njohur Okdiario, numri një i Realit po planifikon një eksod të madh largimesh të futbollistëve.

Alvaro Odriozola, aktualisht i huazuar te Bayern Munich, së bashku me Gareth Bale dhe James Rodriguez, të gjithë do të dalin në shitje.

Lexo po ashtu Wolves konsideron një mega ofertë për James Rodriguezin

Nga shitja e këtyre tre lojtarëve, drejtuesit e Los Blancos kanë qëllim që të mbledhin rreth 130-150 milionë euro.

Mariano Diaz do të dalë në shitje gjithashtu për një shifër prej 30 milionë eurosh, ndërsa nga shitja e Lucas Vazquez dhe Nacho Fernandez synohen 40-50 milionë euro.

Dani Ceballos, i huazuar te Arsenali mund të largohet për 40 milionë euro, ndërsa Marcelo dhe Luka Modric gjithashtu do të inkurajohen të largohen. /Telegrafi/