Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të mbledhë mbi 250 milionë euro nga shitja e disa lojtarëve këtë verë.
Sipas mediumit të njohur Okdiario, numri një i Realit po planifikon një eksod të madh largimesh të futbollistëve.
Alvaro Odriozola, aktualisht i huazuar te Bayern Munich, së bashku me Gareth Bale dhe James Rodriguez, të gjithë do të dalin në shitje.
Nga shitja e këtyre tre lojtarëve, drejtuesit e Los Blancos kanë qëllim që të mbledhin rreth 130-150 milionë euro.
Mariano Diaz do të dalë në shitje gjithashtu për një shifër prej 30 milionë eurosh, ndërsa nga shitja e Lucas Vazquez dhe Nacho Fernandez synohen 40-50 milionë euro.
Dani Ceballos, i huazuar te Arsenali mund të largohet për 40 milionë euro, ndërsa Marcelo dhe Luka Modric gjithashtu do të inkurajohen të largohen. /Telegrafi/