Telegrafi

Real Madridi synon Sterlingun nëse dështon për Hazardin

Raheem Sterling vazhdon të mbetet objektiv për gjigantin spanjoll, Real Madridin.

Real Madridi thuhet se është duke marrë parasysh një lëvizje për Raheem Sterling, kontrata e të cilit në Manchester City skadon në vitin 2020.

23-vjeçari nuk ka filluar ende të negociojë për një marrëveshje të re me kampionët e Ligës Premier dhe Los Blancos mund të vendosin të ndjekin nënshkrimin e tij në afatin e  ardhshëm të transferimeve.

Lexo po ashtu Real Madridi pas Raheem Sterlingut

Sipas mediumit britanik The Mirror, ish-lojtari i Liverpoolit është opsioni rezervë i Real Madridit nëse ata nuk arrijnë ta transferojnë Eden Hazardin.

Raheem Sterling (Getty Images)

Hazard, i cili këtë javë u shpreh se është ëndërr të luaj për skuadrën spanjolle, mbetet opsioni i parë për drejtorët e klubit nga Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu Florentino Perez e do një përforcim të madh në janar, Icardi ose Hazard te Real Madridi

Megjithatë, anglezi Sterling thuhet se është plani B për krahët e sulmit.

Mbretërit gjithashtu janë duke shikuar edhe për një qendërsulmues të ri, ku emri më i përfolur është ai i Mouro Icardit të Interit. /Telegrafi/