Telegrafi

Real Madridi me shumë mungesa ndaj Leganes në Kupë, Zidane lë në shtëpi edhe BBC-në

Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo do të humbasin të gjithë ndeshjen e parë të çerekfinales së Real Madridit në Kupën e Mbretit ndaj Leganes të enjten (sot) mbrëma, ndërsa do të mungojnë edhe Sergio Ramos Marcelo.

Mbretërit janë mysafirë të Leganes në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey, të cilën e luajnë në udhëtim, në ndeshjen që pritet të filloj nga ora 21:30.

Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane ka kokë-dhembje të mëdha, pasi shumë lojtarë do të mungojnë shkaku i lëndimeve dhe disa të tjerë që i ka pushuar.

Lexo po ashtu Neymar - Hazard - Lewandowski, treshja bombë që zëvëndëson BBC-në

Benzema është ende i lënduar, siç është edhe kapiteni Sergio Ramos, por Ronaldo dhe Bale duket se janë pushuar nga ky takim.

Në ndeshjen e mbrëmjes do të pushoj edhe mbrojtësi brazilian, Marcelo, i cili gjithashtu thuhet se është lënë në pushim nga trajneri francez.

Zidane në ftuar vetëm disa nga yjet si Luka Modric, Toni Kroos, Carvajal dhe Casemiro për të ndërtuar bazën e ekipit.

Lexo po ashtu Muaji qershor do ta sjell ndarjen mes Zidanes dhe Real Madridit

Në anën tjetër, të rinjtë si Theo Hernandez, Moha Ramos, Achraf Hakimi, Marcos Llorente dhe Borja Mayor priten të kenë hapësira për të bërë përshtypje.

Të ftuarit e Zidanes ndaj Leganes: Navas, Casilla, Moha; Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Theo, Achraf; Kroos, Modric, Casemiro, Marcos Llorente, Asensio, Isço, Kovaçiç, Ceballos; Vazquez, Mayoral. /Telegrafi/  

Lojtarët e ftuar nga Zidane