Kur është fjala për Luka Modricin, te Real Madrid janë shumë të etur që ta shmangin një tjetër situatë si të Cristiano Ronaldos.
Presidenti i Real Madridit edhe pse kishte thënë që kjo nuk ka gjasa të ndodh, mesfushori kroat ka shumë gjasa të largohet.
“Modric nuk do të largohet nga klubi as për një euro më pak se klauzola e lirimit që është 750 milionë euro”, kishte thënë Perez.
Por siç raporton gazeta El Mundo Deportivo dhe që është konfirmuar edhe nga Marca, Real Madridi është jashtëzakonisht i zemëruar me agjentët që përfaqësojnë Modricin, Vlado Lemic dhe Predrag Mijatovic.
Klubi nuk është duke i kuptuar lëvizjet e bëra nga rrethi që e përfaqësojnë Luka Modricin, ose vet heshtjen e lojtarit.
Klubi është i mërzitur me Modricin që po i lejon këto lojëra të ndodhin, pasi i kishte dhënë fjalën klubit që do të qëndronte.
Të mërkurën mund të sqarohet gjithçka, kur kroati do të kthehet në Valdebebas (qendra stërvitore).
Ai pritet të ketë takim me Florentino Perezin dhe trajnerin Julen Lopetegui.
Nëse lojtari e shpreh dëshirën për largimin, atëherë drejtuesit e Real Madridit, nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe mund ta padisin Interin.
Kjo pasi klubi italian synon që të paguajë një pjesë të kartonit të Luka Modricit me paratë e sponsorizimit nga kompania Suning.
Gjithnjë sipas gazetave spanjolle përpara se Reali të ndërmarr këso hapa do të flas me kroatin, i cili tashmë ka ofertën e Interit, me 10 milionë euro në sezon për lojtarin në katër vite dhe mundësin që të shkojë edhe në Kinë për ta mbyllur karrierën. /Telegrafi/