Real Madridi është gati t’i bëjë një ofertë të përmirësuar sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, pasi synon ta fitojë garën për transferimin e tij.
Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në sezonet e fundit me Dortmund duke u konfirmuar si një ‘makineri golash’.
Paraqitjet e tij të mira dhe golat e shumtë me klubin gjerman dhe Norvegjinë kanë bërë që shumë klube evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.
Haaland kërkohet nga Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City këtë verë, dhe gara për transferimin e tij thuhet të jetë e ashpër.
Sipas mediumit Defensa Central, Real Madridi do të bëjë një tjetër ofertë për përfaqësuesit e Haaland në lidhje me kontratën dhe bonuset e tij.
Tarifa e transferimit për Dortmundin nuk është shqetësuese, pasi Haaland ka një klauzolë fikse lirimi në kontratën e tij që është aktive vetëm këtë verë.
Nuk ka asnjë sugjerim për destinacionin e preferuar të Haaland për momentin dhe secili nga klubet e lartpërmendura do të tentoj ta bind. /Telegrafi/