Mauricio Pochettino duket se në verë do t’i ndajë rrugët me Paris Saint-Germainin.
Trajneri argjentinas nuk ka arritur të bind bordin e klubit me taktikat e tij, andaj me të përfunduar ky edicion do të shkarkohet.
Por, sipas asaj që raporton MailSport, Real Madridi dhe Manchester United duan t’i marrin shërbimet e Pochettinos.
Ralf Rangnick do të marrë konsulent te Djajtë e Kuq, ndërsa Carlo Ancelottit nuk është se i beson edhe shumë skuadra spanjolle.
PSG duket se e ka synim që Zinedine Zidane të jetë trajner i tyre, ndërsa Arsene Wengerin e sheh si drejtor sportiv në klub.
Kështu, Pochettinos do t’i hapej dera të zgjidhte nëse dëshiron të shkojë në Spanjë apo të rikthehet në Angli. /Telegrafi/