Telegrafi

Real Madridi rivalizon Barcelonën për transferimin e Nico Williams

Nico Williams është bërë një nga emrat më të lakuar nga top klubet evropiane.

Sulmuesi i talentuar spanjoll është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me Athletic Bilbaon dhe ka vendosur të largohet nga ky klub.

Barcelona, Liverpool, Newcastle United, Chelsea e Aston Villa kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit këmbëshpejtë.

Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid që gjithashtu po tenton transferimin e Williamsit.

Sipas asaj që ka njoftuar gazetari spanjoll Eduardo Inda në kampin madrilen po diskutohet nënshkrimi me Nico Williams qysh në afatin kalimtar dimërorë.

21-vjeçari ka një klauzolë largimi nga Athletic Bilbao për 50 milionë euro, por pasi nuk po e vazhdon kontratën klubi bask mund të pranoj largimin e tij edhe për 25 milionë euro.

Gjithsesi për lojtarin interesim ka shprehur së fundmi edhe Borussia Dortmund dhe në afatin kalimtar të janarit pritet të jetë një garë e ashpër për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll. /Telegrafi/