Telegrafi

Real Madridi rikthehet ta rivalizojë Barcelonën për Fresnedan

Real Madrid ka rikthyer interesimin e tyre për nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë të Real Valladolid, Ivan Fresneda, raporton Diario Sport.

Barcelona është e vendosur të përballet me konkurrencën nga rivalët e saj për adoleshentin, me të cilin duan të nënshkruajnë për të konkurruar me Dani Carvajal.

Fresneda ishte stërvitur në akademinë e Los Blancos dhe ata tani po përpiqen ta rrëmbejnë atë nga duart e rivalit të tyre.

Lexo po ashtu Ua morën nga dora Arda Gulerin: Real Madridi tani synon një tjetër shënjestër të Barcelonës

Barça thuhet se i ka bërë një ofertë Valladolidit për Fresnedën, por nuk është në vlerën prej 20 milionë eurosh – aq edhe sa vlerën kartoni i tij.

Xavi këmbënguli pas përballjes me Milanin se nënshkrimi i një mbrojtësi të djathtë është një prioritet dhe ai raportohet se e konsideron Fresneda si një objektiv kyç.

18-vjeçari bëri 22 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar dhe ishin tejet mbresëlënëse, duke marrë kështu vëmendjen e gjigantëve të La Ligas. /Telegrafi/