Telegrafi

Real Madridi refuzon 100 milionë euro për yllin e skuadrës nga Arabia Saudite

Real Madridi vazhdon t’i rezistojë ofertave të larta nga klubet arabe për yjet më të mëdha të tyre.

Eder Militao është bërë objektivi i radhës nga klubet arabe dhe tanimë ka pasur një ofertë zyrtare në drejtim të tij.

UOL Esporte ka raportuar se një klub arab ka ofruar një ofertë prej 100 milionë eurove, megjithatë ajo është refuzuar nga Real Madridi.

Lexo po ashtu Zbulohen kërkesat e Florentino Perezit për Carlo Ancelottin këtë sezon te Real Madridi

Militao është një nga shtyllat e mbrojtjes së Real Madridit. Marca pretendon se braziliani është një nga arsyet pse Madridi refuzoi mundësinë për të nënshkruar me një mbrojtës këtë verë.

Real Madridi pagoi 50 milionë euro për të nënshkruar Militao nga Porto në vitin 2019.

Që nga ajo kohë, vlera e lojtarit është rritur jashtëzakonisht shumë dhe tani është e kuptueshme që ka pasur një ofertë prej 100 milionë eurove për të.

Megjithatë, Real Madrid nuk mund të përballojë të shesë një lojtar kyç si Militao kur nuk mund të garantojë zëvendësimin e tij. /Telegrafi/