Site icon Telegrafi

Real Madridi projekton befasisht transferimin e Lukakut

Real Madridi është duke e tentuar që të transferojë Romelu Lukakun nga Interi.

Nerazzurët janë të gatshëm të shesin sulmuesin belg për një shumë mbi 90 milionë euro, duke tentuar të shmangin krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Los Blancos po vuajnë për një sulmues tipik, pasi aktualisht kanë vetëm Karim Benzeman, derisa të tjerë nuk janë duke shfaqur formën e tyre më të lartë.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Florentino Perez është duke tentuar që të transferojë belgun në këtë verë nga Interi.

Skuadra italiane po shikon opsione si Luis Muriel i Atalantës dhe Sergio Aguero që do të jetë edhe zyrtarisht lojtar i lirë, pasi konfirmoi largimin nga Manchester City.

Real Madridi nuk është i vetëm në garë, pasi për të janë të interesuar edhe Chelsea e PSG. /Telegrafi/

Exit mobile version