Site icon Telegrafi

Real Madridi pritet të fitojë shumë nga transferimi i Kubos te Liverpooli

Takefusa Kubo do të largohet nga Real Sociedadi gjatë afatit kalimtar veror dhe kjo gjë duket shumë e sigurt.

Transferimi i tij në Liverpool po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, pasi dy klubet janë në negociata të avancuara tanimë.

Gazeta spanjolle Diario AS pretendojnë se klauzola e lirimit të anësorit është gati të aktivizohet nga Liverpool.

Lexo po ashtu A po transferohet Takefusa Kubo te Liverpooli? Përgjigjet Fabrizio Romano

Nëse gjithçka rezulton të jetë e vërtetë dhe Liverpool shkakton klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh të Kubos,

E nga transferimi i sulmuesit japonez në Anfield pritet të fitojë mjaftë shumë edhe Real Madridi, që ka mbajtur 50 përqind të kartonit të sulmuesit.

Nëse realizohet ky transferim, atëherë në arkat e Los Blancos do të shkojnë hiq më pak se 30 milionë euro.

Lexo po ashtu Liverpool merr një informatë të rëndësishme e cila do iu ndihmojë të transferojnë Kubon

Kur Real Madridi shiti Kubo te Sociedad në 2022 për 6.5 milionë euro, Florentino Perez këmbënguli që Madridi të mbante 50 përqind të së drejtës së lojtarit.

Kështu, Kubo mbetet pjesërisht një pasuri e Real Madridit dhe ai mund t’i sjellë disa të ardhura serioze klubit këtë verë nëse bën një lëvizje të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version