Telegrafi

Real Madridi po provon që ta fusë Gareth Bale në marrëveshjen për Paul Pogban

Paul Pogba mbetet objektivi primar i Real Madridit për këtë verë, ndërsa Los Blancos janë të gatshëm që ta fusin në marrëveshje edhe Gareth Balen, që pëlqehet nga Manchester United.

Zinedine Zidane ua ka bërë të qartë drejtuesve se e kërkon mesfushorin në skuadër, por Djajtë e Kuq vazhdojnë të mos dëgjojnë oferta për yllin e skuadrës.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola ka qenë dy herë në Mançester për tu takuar me drejtuesit e klubit, por ata kanë refuzuar të flasin për transferimin e mundshëm.

Fituesi i Kupës së Botës do të bashkohet me bashkëlojtarët të hënën, kur fillon sezoni.

Manchester United nuk ka arritur të futet në Ligën e Kampionëve, çka është prioritet i klubit për këtë vit. /Telegrafi/