Site icon Telegrafi

Real Madridi po planifikon një lëvizje ‘shokuese’ për transferimin e yllit të Man United

Real Madridi e ka shtuar një lojtar të Manchester United i cili është bërë një pjesëtar shumë i rëndësishëm në ‘Old Trafford’ në listën e tyre të dëshirave para hapjes së afatit kalimtar veror.

United momentalisht janë në fazat e hershme me trajnerin Ruben Amorim pasi portugezi erdhi nga Sporting Lisbona për të zëvendësuar Erik Ten Hag i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

Pas një barazimi ndaj Ipswich Town dhe fitoreve ndaj Bodo/Glimt dhe Everton, Amorim përjetoi humbjen e tij të parë si trajner i Unitedit në mesjavë, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Arsenali në ‘Emirates’.

United sidoqoftë e mposhti Real Madridin në garën për transferimin e mbrojtësit premtues Leny Yoro nga Lille.

Lexo po ashtu “Ai duhet t’i thotë dikujt shko në ferr”, Ancelotti këshillohet si të rikthehet tek rezultatet pozitive

Vera që lamë pas e pa Real Madridin duke mos shpenzuar përtej imagjinatës, dhe kjo ka bërë që në verën e këtij viti të rriten gjasat që madrilenët të synojnë përforcimin e ekipit.

Sipas një raportimi nga TBR Football, Reali e ka shtuar Lisandro Martinez në listën e ngushtë për ta përforcuar fazën e mbrojtjes.

Martinez iu bashkua Unitedit nga Ajaxi në 2022 në një marrëveshje për më shumë se 50 milionë euro, por kontrata e tij skadon në 2027 dhe klubi nuk ka presion për ta shitur atë.

Raporti tutje shton se Martinez vlerësohet mjaft shumë nga Amorim, pasi ky i fundit preferon sistemin 3-4-3 aty ku argjentinasi përshtatet mjaft mirë dhe për këtë arsye do të hezitonte ta pranonte shitjen e tij./Telegrafi/

Exit mobile version