Site icon Telegrafi

Real Madridi po përgatit një transferim ‘bombastik’ nga Liga Premier

Sulmuesi Jhon Duran është lidhur me një transferim befasues tek Real Madridi pasi e ardhmja e tij tek Aston Villa është e pasigurt. 

21-vjeçari ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon, pasi ka regjistruar 12 gola në 28 ndeshje për ekipin e Unai Emery. 

Natyrisht, një vend titullari në formacionin e Villas nuk është i garantuar, me Ollie Watkins që duket se është i preferuari i trajnerit. 

Si rezultat, kolumbiani është lidhur me një largim të mundshëm nga Liga Premier dhe tashmë është mësuar se cili mund të jetë destinacioni i tij i radhës. 

David Ornstein kishte raportuar se West Hami ka bërë një ofertë prej 57 milionë eurosh për transferimin e Duran, e cila më pas u refuzua. 

Sidoqoftë, ky raport shpjegoi se Villa nuk është e interesuar për ta shitur sulmuesin e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit. 

Tani, sipas Foot Mercato, Real Madridi i është bashkuar PSG-së në garën për të siguruar shërbimet e Duran. 

Megjithatë, nëse Duran dëshiron një pozitë titullari në ‘Santiago Bernabeu’, kjo mund të jetë e vështirë pasi Kylian Mbappe është sulmuesi i preferuar i Carlo Ancelottit momentalisht. 

Përkundër thashethemeve për një lëvizje, Duran ka kontratë me Villan deri në 2030 pasi ai së fundmi nënshkroi një kontratë të re./Telegrafi/

Exit mobile version