Telegrafi

Real Madridi planifikon transferimin e Wernerit në verë

Real Madridi duket se po kërkon një sulmues për sezonin e ri dhe ai mund të jetë Timo Werner.

Sulmuesi gjerman po kërkon që të rrisë nivelin e karrierës së tij, duke u larguar kështu nga Rasenball Sport Leipzig.

Werner në katër sezonet që ka luajtur në Bundesligë, ka zhvilluar 138 paraqitje dhe ka shënuar 84 gola për skuadrën gjermane.

Werner është njëri nga sulmuesit e ri më të mirë në qarkullim

RB Leipzig e blindoi lojtarin në verën e vitit 2019, por që kanë bërë të ditur se nëse pranojnë një ofertë të duhur – janë të gatshëm ta shesin.

Zinedine Zidane thuhet se nuk është i kënaqur me Luka Jovicin dhe po mendon ta largojë atë qysh në afatin kalimtar të janari.

Lexo po ashtu Real Madridi e projekton transferimin e Werner

Leipzig nuk dëshiron ta shesë Wernerin në këtë afat të janarit, andaj një gjë e tillë mund të ndodhë në verën e këtij viti.

Të interesuara për gjermanin janë edhe Chelsea e Manchester United, mirëpo Los Blancos po i prijnë garës. /Telegrafi/