Site icon Telegrafi

Real Madridi planifikon t’i shpenzojë 250 milionë euro për Kane

Harry Kane (Getty Images)

Real Madridi dhe presidenti i klubit Florentino Perez janë të gatshëm të ofrojnë plot 250 milionë euro për yllin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Presidenti i Madridit, Perez, ka kaluar një verë zhgënjyese pasi e ka parë Cristiano Ronaldon të bashkohet me Juventusin në një marrëveshje prej 112 milionë eurosh.

Përveç kësaj, klubi mbretëror ende nuk ka mundur të sjell ndonjë emër të madh si zëvendësim për yllin portugez.

Lexo po ashtu Tifozët e Real Madridit e votojnë Kanen si zëvendësues të Ronaldos, pas tij vijnë Icardi e Cavani

Por, tani Reali po shqyrton një përpjekje të fundit për të rrëmbyer Kane nga klubi anglez, Tottenham.

Harry Kane (Getty Images)

Sipas mediave në Spanjë, Perez do të përpiqet të bindë Tottenhamin për të shitur Kane në një marrëveshje 250 milionë eurosh dhe synon të bindë sulmuesin për të lëvizur në Real Madrid.

Megjithatë, Reali përballet me një betejë të madhe, pasi edhe Spurs po përgatiten t’i ofrojnë anglezit një pagë prej 30 milionë eurosh për në sezon.

Lexo po ashtu Real Madridi kthehet kah Kane, bënë gati 215 milionë euro për të

Kane nuk është emri i vetëm që po lidhet me një transferim gjatë verës te Real Madridi si zëvendësues i Ronaldos.

Edhe Edinson Cavani i PSG-së, Eden Hazard i Chelseat, Mauro Icardi i Interit dhe Robert Lewandowski i Bayern Munichut janë në listën e dëshirave. /Telegrafi/

Exit mobile version