Telegrafi

Real Madridi planifikon oferta për Hazardin dhe Eriksenin

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi do të tentojë transferimin e dyshes nga Liga Premier, Eden Hazard dhe Christian Eriksen.

Real Madridi po planifikon të sulmojë në Ligën Premier për të gjetur një mesfushor të ri me tipare sulmuese për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit britanik The Sun, Mbretërit do të ofrojnë oferta për Hazardin dhe Eriksenin këtë verë.

Lexo po ashtu Perez e do Eriksenin te Real Madridi, ofron edhe Iscon

Dyshja e yjeve është objektivi më i mirë i Realit dhe një sezoni i mbetur në marrëveshjet e tyre do të çojë në afrimet e tyre në fund të sezonit.

Hazard dhe Eriksen gjatë një aksioni (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Ofertat për secilin lojtar thuhet se do të fillojnë nga 50 milionë funte, me kampionët evropianë që presin që ofertat fillestare të refuzohen.

Por, Chelsea dhe Tottenham rrezikojnë të humbasin yjet e tyre falas për verën e ardhshme dhe do të duhet të marrin në konsideratë ofertat.

Lexo po ashtu Real Madridi shpreh interesim për Zaniolon e Romës

Emra tjerë të përfolur për një transferim gjatë verës në Santiago Bernabeu janë edhe Nicola Zaniolo i Romës dhe Paolo Dybala i Juventusit.

Ndryshe, Real Madridi udhëton sot (e diel) në Real Betis për ndeshjen e La Ligas dhe synojnë ta zvogëlojnë distancën prej dhjetë pikëve me Barcelonën. /Telegrafi/