Gjiganti spanjoll, Real Madridi pritet të bëjë një lëvizje për Paul Pogba këtë verë.
Reali humbi garën për transferimin e Pogbas kur francezi vendosi të kthehet në Manchester United për një shifër rekord botëror prej 89 milionë funtesh apo rreth 125 milionë eurosh në vitin 2016.
Por, drejtuesit e skuadrës nga Santiago Bernabeu tani po planifikojnë një ofertë të guximshme për Pogban kur të mbaroj sezoni aktual.
Mbretërit kanë dështuar në La Liga deri më tani këtë sezon dhe po monitorojnë situatën e tij në United, pasi mesfushori u asgjësua nga menaxheri Jose Mourinho kohëve të fundit pas një rënieje në formë.
Mesfushori, 24 vjeç, është vetëm në vitin e dytë të kontratës pesëvjeçare në United, të cilët nuk kanë ndërmend të shesin.
Sipas mediumit anglez The Sun, nëse ky qëndrim ndryshon në Old Trafford, spanjollët duhet të ofrojnë më shumë se 120 milionë funte.
Shumë do të varet nga vet lojtari, i cili, herë pas here, ka treguar një figurë të pakënaqur këtë sezon.
Francezi u zëvendësua gjatë humbjes së Unitedit në Tottenham, ashtu sikurse ndaj Newcastle në fund të muajit të kaluar dhe ishte si rezervistë në ndeshjen ndaj Huddersfield.
Pogba fitoi dy trofe në sezonin e tij të parë në United pas largimit nga Juventusi, por përkundër vendin të dytë në ligë, Unitedi janë 16 pikë prapa fqinjëve të Manchester City. /Telegrafi/