Telegrafi

Real Madridi përgatit ofertë të re për Pogban

Paul Pogba vazhdon të jetë objektivi madhor i Real Madridit.

Kampionët e 13fisht të Evropës janë duke synuar me çdo kusht transferimin e francezit në Santiago Bernabeu.

Gareth Bale është shumë pranë transferimit në Superligën e Kinës tek Jiangsu Suning dhe do t’i sjell fonde Realit.

Mediat angleze dhe ato spanjolle kanë raportuar se Los Blancos kanë përgatitur një ofertë të re në drejtim të Manchester United për Pogban.

Paul Pogba (Foto: Lionel Ng/Getty Images/Guliver)

Klubi mbretëror do të ofrojë 166 milionë euro në drejtim të Djajve të Kuq për ta marrë Pogban.

Mbetet të shihet nëse United do të bindet nga kjo ofertë për ta lënë të lirë yllin e tyre të madh.

Kujtojmë që për transferimin e Pogbas në garë është edhe ish-skuadra e tij Juventus. /Telegrafi/