Telegrafi

Real Madridi përgatit 56 milionë euro për Trippier

Kieran Trippier (Getty Images)

Mbrojtësi anglez, Kieran Trippier, ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Mbretërit janë duke shikuar mundësinë e përforcimit të skuadrës në afatin kalimtar në të gjitha repartet.

Njëri nga ta është edhe krahu i djathtë i mbrojtjes, edhe pse para disa javësh klubit mbretëror transferoi Alvaro Odriozlan.

Lexo po ashtu Zyrtare: Reali bën goditjen e madhe, nënshkruan Odriozola

Lojtari i fundit që ka rënë në radarin e Real Madridit është ylli anglez i Tottenham Hotspur, Trippier.

Trippier ka zhvilluar ndeshja të mëdha gjatë Botërorit (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Sun, Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë për Trippier plot 50 milionë funtesh apo 56 milionë euro.

Trippier ka parë rritjen e çmimit të tij në mënyrë dramatike pas paraqitjeve superiore në Kupën e Botës me Anglinë dhe është bërë një objektiv për klubet më të mira në Angli dhe jashtë saj.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Botërorit, dominon Franca

Megjithatë, Spurs pritet të kundërshtojë ofertat për mbrojtësin anglez, pasi ka nënshkruar me të një kontratë pesëvjeçare verën e kaluar.

Në rast transferimi të Trippier, dhe me Odriozolan tashmë në klub, Real Madridi do hiqte dorë nga Dani Carvajal. /Telegrafi/