Telegrafi

Real Madridi përforcohet në janar me dy baskë, Arrizabalaga dhe Odriozola lojtarët e kërkuar

Real Madridi është duke menduar për përforcime që në afatin kalimtar të janari dhe tashmë ka vendosur dy talentë të Athletic Bilbaos dhe Real Sociedad në radar.

Mund të thuhet se tashmë mbretërit kanë arritur marrëveshje me portierin e Athletic Bilbaos dhe të Kombëtares Spanjolle të Futbollit, Kepa Arrizabalaga.

Sipas asaj që shkruan Marca, portieri i talentuar ka arritur marrëveshje 6 vjeçare me Los Blanocs dhe do të paguhet fillimisht 2.5 milionë euro në vit.

Kepa Arrizabalaga lojtari i kërkuar nga Real Madrid /Getty Images)

Tashmë ka mbetur vetëm marrëveshja mes klubeve, ku duket se Bilbao nuk dëshiron ta lirojë lojtarin dhe për këtë Florentino Perez do ta paguajë klauzolën e portierit që është 20 milionë euro.

Objektivi i dytë për tu përforcuar vjen sërish nga krahina baske.  Bëhet fjalë për 21- vjeçarin e Real Sociedad, Alvaro Odriozola.

Ai luan si mbrojtës i djathtë.

Marco Asensio me Alvaro Odriozola dhe Carlos Vela në duel /Getty Images)

Edhe për këtë futbollist presidenti Perez pritet ta thyej klauzolën pasi që klubi i tij nuk dëshiron ta shes.

Klauzola e tij është 40 milionë euro. /Telegrafi/